Qendra e Qytetit të Drenasit/ Prezantohen skenarët e Zhvillimit Hapësinor të Planit Rregullues të Hollësishëm

Kryetari i Komunës së bashku me Drejtoreshën e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, drejtor të drejtorive të komunës, priten në takim përfaqësuesit e kompanisë INSI shpk, në të cilin janë prezantuar skenarët e Zhvillimit Hapësinor të Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit të Drenasit.

Në prezantimin e skenarëve të zhvillimit hapësinor ne territorin e Komunës së Drenasit, u prezantuan tri skenarët e mundshëm se nga do të orientohet Plani Rregullues i Hollësishëm i Qytetit të Drenasit për tetë vitet e ardhshme, i cili pritet të finalizohet së shpejti.

Me planin rregullues të hollësishëm do të përcaktohen kushtet për rregullimin e hapësirave për zonën urbane.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit ka kompletuar legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në të cilën tashmë ka të miratuar Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale të Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë