Komuna e Drenasit shembull i kursimeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është zotuar se gjatë mandatit të tij, nuk do të ketë shpenzime të panevojshme të buxhetit të komunës.
Nga 13 vetura zyrtare që ka administrata komunale e Drenasit, duke përfshirë edhe veturën zyrtare të kryetarit Lladrovci, në periudhën janar-shtator të këtij viti, janë shpenzuar vetëm 14 mijë euro, sipas raportit analitik të Drejtorisë për Buxhet e Financa.
Kur behët krahasimi i kësaj shume me 13 vetura zyrtare, të një Deputeti të Parlamentit të Kosovës, del se Komuna e Drenasit ka shpenzuar ne mënyrën më racionale derivatet, shkruan DrenicaOnline.
Madje, Komuna e Drenasit është i vetmi institucion që nuk i shfrytëzon veturat jashtë orarit zyrtar, përveç inspektorët komunal që punojnë me rrotacion edhe pas orarit zyrtar.