Lladrovci: Opozitarizmi i PDK-së s’e ndot ambientin politik, sikur disa më herët me sjellje rrugaçërie

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar videot e Lëvizjes Vetëvendosje në të cilat kritikohen qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka marrë besimin e qytetarëve për të bërë punë të mira e jo për t`i goditur kundërshtarët politik me video propaganduese.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se ato video ishin mjerim.

Lladrovci ka thënë se opozitarizmi i kësaj partie ndryshon nga opozitarizmi i LV-së.
Sipas tij, opozitarizmi i PDK-së lidhet me çështjet jetike për qytetarët dhe jo për marrje pushteti.

“Opozitarizmi i tashëm ka dallim nga opozita e mëparshme e cila hidhte gurë e çirrej rrugëve, digjte objektin e qeverisë, lëndonte policë dhe synonte republikën e tretë, madje edhe çlirim të ri. Ky opozitarizëm i sotëm, lidhet me çështjet jetike për qytetarët, jo për marrje pushteti. Kjo opozitë jep propozime dhe alternativa qeverisëse, jep propozime si të dilet nga kriza, propozime konkrete dhe nuk e fyen as kuvendin me shprehje e sjellje që na patën bërë gazin e botës dhe shembull se si nuk bëhet opozita. Ky opozitarizëm i sotëm, nuk e ndot ambientin politik as kulturën politike sikur disa më herët që sigurisht edhe sot turpërohen nga ato sjellje rrugaçërie”, ka deklaruar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë