Video/ Digjet vetura afër Arllatit, shikoni si shpërtheu zjarri kur i hedhet uji

Në rrethana ende të panjohura mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Arllatit e Malishevës.
Qytetarët kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit derisa në vendngjarje akoma nuk kanë arritur ekipet e Zjarrfikësve.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
.