Katër raste të falsifikimit të parave brenda ditës në Drenas dhe Prishtinë

Katër raste të ndara të falsifikimit të parave janë raportuar në Drenas e Prishtinë, brenda 24 orëve të fundit, transmeton DrenicaOnline.
Kartëmonedhat të cilat dyshohet se janë të falsifikuara janë konfiskuar dhe rastet janë duke u hetuar.
Policia ka njoftuar se deri më tani nuk ka persona të arrestuar.
/DrenicaOnline/