Aksident i rëndë në rrugën Gjurgjicë, rrokulliset një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gjurgjicë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali të cilët kanë dërguar pamje, ku shihet se tashmë Policia gjendet në vendi i ngjarjes.
Në pamje shihet se një furgon është rrokullisur, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe cili është shkaktari i aksidentit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar.