6 vjet me portalin DrenicaOnline, jemi të parët në Drenicë

Ishte tetori i vitit 2016, kur qytetarëve të Drenicës iu ofrua një dritare e re informative. Atëkohë shpresat nuk ishin aq të mëdha për të bërë një media të mirë lokale, por me angazhimin e madh dhe vullnetin e disa të rinjve, sot portali DrenicaOnline.com, është adresa e duhur e qytetarëve të Drenicës për tu informuar.

Po bëhen 6 vite, punë e angazhim pandërprerë për vetëm një qëllim, informimin në kohë reale për banorët e Drenicës.

DrenicaOnline tani është lidere e mediave lokale dhe burim informimi i mediave më të mëdha nacionale.

Kur nisem këtë rrugë, nuk kishim asnjë mbështetje financiare, por me kalimin e kohës disa biznese nga Drenasi vendosën të reklamojnë produktet e tyre dhe falë bashkëpunimit korrekt ne nuk u dorëzuam asnjëherë dhe tani ja ku jemi, të parët në Rajonin e Drenicës.

Kemi qenë kritik atëherë kur është dashtë të jemi, por kemi raportuar dhe do të raportojmë sa herë që behën punë të mira, nga kushdo qoftë.

Në kohën kur ne po shënojmë ditëlindjen e 6-të të kësaj dritareje, një falënderim i madh shkon për lexuesit besnik, bashkëpunëtoret tanë dhe institucionet lokale.

Ju premtojmë se nuk do të ndalemi, por bashkë do të rritemi e do të zhvillohemi sa më shumë.

Vazhdoni ta përkrahni punën tonë dhe na dërgoni sa më shumë informacione/foto në faqen tonë në Facebook.

Ju na ndihmoni duke e bërë LIKE faqen tonë në Facebook dhe duke ua sugjeruar akoma më shumë miqve tuaj për ta pëlqyer.

FALEMINDERIT!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë