Arton Koci nga Drenica shpallet kampion në classic bodybuilding (Foto)

Arton Koci nga Drenica vazhdon me sukseset e tij. Ai të shtunën u shpall kampion në kategorinë 90 kg në classic bodybuilding.

Gara është mbajtur në Shqipëri ku kanë marrë pjesë vende të ndryshme nga Ballkani.

Koci është kampion absolut mbarëkombëtar në classic bodybuilding.

Koci vitin e kaluar kishte marrë çmimin për sportistin më të mirë të vitit 2021 nga Komuna e Drenasit.

Për sukseset e tij kishte raportuar vazhdimisht portali DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë