Lladrovci uron mësimdhënësit dhe nxënësit për rifillimin e mësimit: Arsimi ishte dhe mbetet prioritet imi

Sot, me rastin e rifillimit të mësimit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar personelin arsimor, ku i ka përgëzuar dhe uruar sukses në mësimdhënie, po ashtu uroi nxënësit për suksese në mësime, transmeton DrenicaOnline.

“Arsimi ishte dhe mbetet prioritet imi. Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, mbesin shembull i përkushtimit të pazëvendësueshëm atdhetar, ndër gjenerata, ashtu siç ishin për të gjithë neve si dëshmitar të historisë tonë të re”, ka deklaruar Lladrovci.

Lladrovci ka uruar që të mos ketë më arsyeje të përsëritet kjo situatë.

“Respekt i pakufishëm për mësimdhënësit. Uroj që greva të mos ketë më arsye të përsëritet. Suksese!”, ka thënë ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë