A ka nisur mësimi në të gjitha shkollat e komunës së Drenasit, vjen njoftimi i fundit

Në Komunën e Drenasit ka filluar viti i ri shkollor 2022-2023 në institucionet e arsimit para universitar.
Në fillimin e vitit të ri shkollor edhe nxënësit nga Komuna e Drenasit janë ulur në bankat shkollore.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka vizitoi disa nga shkollat në Komunën e Drenasit, ku u takua me stafin e mësuesve dhe nxënësit e shkollës.
Gjatë vizitës në këto shkolla, kryetari Lladrovci përcolli një mesazh, ku uroi nxënësit dhe personelin arsimor për një vit të mbarë shkollor.
“Edhe pse ky vit shkollor filloj me vonesë për shkak të grevës së mësimdhënësve dhe rrethanave të krijuara në vend, shpresoj dhe besoj se përkushtimi dhe serioziteti që do ta merrni para vetes, do të iu ndihmojë në rrugën tuaj të edukimit dhe dijes. Pra, çdo etapë e shkollimit tuaj duhet të kuptohet si vizion për jetën që përcjellë dije, aftësi, pozitivitet, edukatë, bashkëpunim, tolerancë dhe arritje në formësimin tuaj si qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane.
Andaj, me dëshirën që të gjithë do të kontribuojmë me më shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor, ju uroj suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2022-2023”, shtoi tutje kryetari Lladrovci.