Polaci, ky fshat i bukur i Drenicës (Foto)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura sot ka pastuar një album me fotografi nga fshati Polac.

Fotot flasin më së miri se ky vend është vertet me një peizazh si rrallëkund, transmeton DrenicaOnline.

Postimi i Nurës:

Mirëmëngjesi! 🙂
Nga Polaci, fshati i radhës mes të mirëve, i lidhur ngushtë me historinë dhe Hasan Prishtinën, që merr vëmendjen tonë me këtë peizazh të shfaqur si rrallëkund, me lulet e verdha aromatike, blegërimën deleve e bagëtinë barkmbushur me kullotën natyrore, ndërkohë që misri në ara po bëhet gati për drapër.
🌼 🐑 🐂

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë