Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi 38-vjeçarin në Degën e Gjykatës në Skenderaj

Dje u raportua për një incident që ka ndodhur në Degën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por i dyshuari më vonë është paraqitur në stacion dhe më pas është arrestuar.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 21-vjeçari pasi është identifikuar nga Policia është ftuar që të paraqitet në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.