Arrestohet 20-vjeçari në Skenderaj, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 20-vjeçar në Skenderaj nën dyshimin se viktimës i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor.
Sipas njoftimit, në orët e pasdites së datës 28 shtator 2022, në rrugën ,,18 Qershori”, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ,,lëndim i lehtë trupor”.
Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe me datën 29.09.2022 është arrestuar personi i dyshuar A.T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.