Teli i rrymës ia mbyt lopën banorit të Abrisë, policia nis hetimet

Një person ka njoftuar policinë se në fshatin Abri e Poshtme, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë i kishte ngordhur një lopë.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme sipas kompetencës, transmeton DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:00.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

/DrenicaOnlime/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë