Zjarrfikësit në Skenderaj pranojnë donacion një kamion

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj ka pranuar sot një kamion të zjarrfikjes dhe shpëtimit.
Ky ishte donacion nga Gjermania, për të cilin kontribut të madh ka dhënë Besnik Miftaraj, konsull në Konsullatën e Përgjithshme në Shtutgart të Gjermanisë.
Kryetari i Komunës Fadil Nura dhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Liman Geci, janë shprehur tejet falënderues ndaj konsullit Miftaraj, për kontributin dhe angazhimin që SHZSH në Skenderaj të pajisjet me kamion, i cili do të ndihmojë në kryerjen efikase të aktiviteteve të këtij shërbimi.
/DrenicaOnline/