Vidhet kabllo elektrike në Çikatovë të Re, a u kapen hajnat përmes kamerave të sigurisë, vjen reagimi i komunës

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka njoftuar Policinë e Kosovës në Drenas lidhur me vjedhjen e kabllos në tri shtyllat elektrike në rrugën “Ragip Halilaj”, saktësisht në kryqëzimin e rrugëve “Halim Bajraktari” dhe “Daut Qorri” në Çikatovë të Re.

Sipas njoftimit të Policisë pas raportimit nga ana jonë është verifikuar se është dëmtuar edhe një shtyllë e ndriçimit.

Kujtojmë se pjesa në të cilën është kryer vjedhja është nën monitorimin e kamerave të sigurisë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë dënon ashpër aktet vandale nga keqbërësit që vështirësojnë jetët e qytetarëve tanë. Njëherit ju bëjmë thirrje organeve të rendit të marrin masat e nevojshme që sa më parë keqbërësit të dalin para drejtësisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë