Aksident trafiku në Llapushnik, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku të përfshirë janë dy automjete, një kombi dhe një veturë e tipit Polo.
Përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për të lënduar ende.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./DrenicaOnline/