Drenasi miraton buxhetin për vitin 2023, më i madhi në histori të komunës

Kuvendi Komunal i Drenasit sapo ka miratuar buxhetin për vitin 2023 në vlerë prej 18,156,891.00 euro, transmeton DrenicaOnline.
Ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë komuna e Drenasit.
Rritja e buxhetit vjen pas përformancës më të mirë në nivel vendi që ka komuna e Drenasit.
Me këtë buxhet janë paraparë projekte kapitale të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Këtij projekti i ka paraprirë korniza afatmesme buxhetore e hartuar nga ana e Komunës së Drenasit dhe e cila është pranuar nga Niveli qendror./DrenicaOnline/