Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatrave Abri, Baicë dhe Negroc

Në 24 vjetorin e rënies heroike, në fshatin Abri, përkujtohen dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj si dhe martirizimi i familjes Delijaj.
Në fshatin Baicë, përkujtohet dëshmori Afrim Kiçina dhe në fshatin Negroc, përkujtohen dëshmorët Skënder Shala dhe Fatos Krasniqi.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga nënkryetari Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë komunal, përfaqësues të OVL-UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë, bënë homazhe dhe vendosen buqeta lulesh të freskëta, paraditen e sotme në nderim të veprës dhe sakrificës së dëshmorëve Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdaraj në 24 vjetorin e rënies së tyre heroike në fshatin Abri.
Nderim dhe përkujtim ju bë edhe 29 martirëve të familjes Delijaj, nga po i njëjti fshat duke vendosur buqeta lulesh të freskëta.
Homazhe u bënë edhe në fshatin Baicë në nderim të heroit, Afrim Kiçina. Tutje, homazhe u bënë edhe në fshatin Negroc, tek varrezat e heronjve Skënder Shala e Fatos Krasniqi.
Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri!