Rrahje në Drenas/ Tre persona bëhen llom mes veti, njëri përfundon në QKUK

Të enjten mbrëma, një rast i dhunës ka shpërthyer në Drenas.
Policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, transmeton DrenicaOnline.
Lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar gjatë ndërmjetësimit.
Palët kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./DrenicaOnline/