Vajza e Salih Dvoranit, Alea merr çmim në festivalin Internacional “Rising Stars”

Alea Dvorani, vajza e doktorit të njohur Salih Dvorani nga Drenasi, po arrin rezultate të mira në fushën e muzikës, transmeton DrenicaOnline.
Ajo tani ka zënë vendin e dytë në festivalin Internacional “Rising Stars” ku u vlerësua nga juria profesionale.
Përveç çmimit, ajo mori edhe pesë ftesa për të qenë pjesëmarrëse në festivalet e radhës: Portugali, Bullgari, Romani, Malta, Moldavi.
Statusi i Salih Dvoranit:
Alea jonë çdo ditë e më shumë po na bën krenarë me sukseset e saj në rrugën e artit! Alea fituese e vendit të dytë në festivalin Internacional “Rising Stars” ku u vlerësua nga juria profesionale muzicientë të huaj dhe vendor të festivaleve të ndryshme të Europës, ku performoi 100% live me zërin e saj briliant shkelqeu në të dy paraqitjet.
Alea mori 5 ftesa për të qenë pjesëmarrëse në festivalet e radhës: Portugali, Bullgari, Romani, Malta, Moldavi.
Suksese e bukura jonë ALEA🌟💎🍀❤️