Lladrovci në hapjen e “Kampit” për arsim: E ardhmja fillon sot, jo nesër!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në hapjen e “Kampit Veror Ndërkombëtar 2022” në Prizren, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe mysafirë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë.
Nga viti 2016 arsimi ishte prioritet imi, duke ofruar mbështetjen time për arsimin, në veçanti për organizimin e ngjarjeve të tilla, si në Kosovë, me BE-Euroscoula, në Gjermani, Finlandë, etj. të cilat janë shumë të rëndësishme për nxënësit, mësimdhënësit dhe për arsimin në Drenas e më gjerë, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në rrjetin social:
Sot, me kënaqësi mora pjesë në hapjen e “Kampit Veror Ndërkombëtar 2022”, në Prizren, në prani të Kryeministrit Kurti dhe personaliteteve tjera të shquara vendore dhe mysafirë ndërkombëtarë. Në Kamp po marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, drejtues shkollash nga Franca, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Këtu, për një javë, do të mësojnë së bashku dhe do të këmbejnë ide, si vazhdimësi e Kampit Veror Ndërkombëtar, i cili vjet është mbajtur online.
Nga viti 2016 arsimi ishte prioritet imi, duke ofruar mbështetjen time për arsimin, në veçanti për organizimin e ngjarjeve të tilla, si në Kosovë, me BE-Euroscoula, në Gjermani, Finlandë, etj. të cilat janë shumë të rëndësishme për nxënësit, mësimdhënësit dhe për arsimin në Drenas e më gjerë.
Bashkëpunimi, këmbimi i përvojave, këmbimi i nxënësve dhe mësimdhënësve me shtetet e zhvilluara, është çelës për transformimin e shkollave tona, ngritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë sipas kërkesave të kohës.
E ardhmja fillon sot, jo nesër!