Pamje apokaliptike nga Gjakova, qyteti përmbytet nga shiu i rrëmbyeshëm

Shiu i rrëmbyeshëm që filloi mbrëmë e po vazhdon edhe sot ka përmbytur qytetin e Gjakovës dhe rrethinën.
Pamjet e para nga atje tregojnë për lagje të tëra nën ujë raporton Gazeta Express.
Njerëzit shihen duke ecur në ujë dhe niveli i ujit arrin deri te dyer e veturave.
Uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve atje.