Arrestohet pas tre muajve në kërkim një person në Çikatovë e Vjetër, kjo është arsyeja

Tre muaj pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes, policia ka vënë në pranga një person në Çikatovë e Vjetër të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se i arrestuari të premtën, dyshohet se me datën 15 qershor 2022 ka kryer veprat penale ‘kanosje’ dhe ‘privim i kundërligjshëm i lirisë’.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret policia e Drenasit./DrenicaOnline/