Lladrovcin e viziton mësuesi i tij, Mehdi Hajdari, i emigruar në Amerikë

Kryetarin e Komunës së Drenaist, Ramiz Lladrovci e ka vizituar mësuesi i tij, Mehdi Hajdari i cili pati emerigruar në Amerikë.
Sipas Lladrovcit, mësuesi i tij pasi emigroi u miqësua me familjen e madhe atdhetare e të mirënjohur të Xhim dhe Ramadan Xhemës, ku së bashku me ta u vu në shërbim të çështjes kombëtare, me kontribuuesit e lirisë tonë, kongresmenë e senatorë, nga DioGuardi, Lantos e shumë personalitete tjera.
Postimi i Lladrovcit:
Kam qenë shumë i nderuar me vizitën e mësuesit Mehdi Hajdarit nga Dobroshevci. Filli i kujtimeve të mia me Mësuesin i kam nga koha kur isha në klasën e katërt dhe ai atëherë pati emigruar në Amerikë. Këto kujtime vijuan me kontakte gjatë luftës tonë çlirimtare ku Mësuesi Mehdi kontribuoi jashtëzakonisht shumë për çlirimin e vendit.
Në Amerikë, Ai u miqësua me familjen e madhe atdhetare e të mirënjohur të Xhim dhe Ramadan Xhemës, ku së bashku me ta u vu në shërbim të çështjes kombëtare, me kontribuuesit e lirisë tonë, kongresmenë e senatorë, nga DioGuardi, Lantos e shumë personalitete tjera.
Diskutimin e filluam me historinë e fillimit të angazhimit kundër regjimit jugosllav, për vlerën e lirisë tonë, sakrificën, çlirimin dhe shtetndërtimin. Kombi ynë është i bekuar me personalitetet si Mësuesi Mehdi, Familjen Xhema dhe miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Faleminderit Mësuesi Mehdi për vizitën e paharrueshme!