Më në fund po zgjerohet rruga Drenas-Skenderaj, aty ku ishte pengesa e “famshme”

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka nisur pas më shumë se 4 vite, realizimi i projektit të zgjerimit të rrugës Komoran – Klinë e Epërme, transmeton DrenicaOnline.

Në fakt, sipas tyre, është rifillim i punimeve në kuadër të këtij projekti tejet të rëndësishëm, pasi kishte ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit dhe mungesës së vullnetit për t’i zgjidhur ato, të paraqitura në disa pika gjatë vijës së projektit, përkatësisht te rreth-rrotullimi që çon për në Rezallë, dhe pika tjera kontestuese deri në Klinë të Epërme.

Kryetari i Komunës Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë dal sot në vendin ku ka nisur puna, për të parë nga afër fillimin e punimeve të këtij projekti kapital rrugor.

Zgjerimi i rrugës kishte ndal në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë problemet me pronat nuk ishin zgjidhur, gjë që kanë penguar vazhdimin e realizimit.

Kryetari Nura dhe nënkryerari Lushtaku janë shprehur të lumtur që më në fund ka rifilluar zgjerimi i rrugës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë