E rëndë: 26-vjeçarja nga Drenasi dërgohet e vdekur në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku një 26-vjeçare u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me diej se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë që mori në Drenas, është transportuar për në QKUK, ku edhe u konstatua vdekja e saj.

Posa Policia është njoftuar për rastin, disa njësi kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gllobar, për të mbledhur informacionet e para për rrethanat e ngjarjes.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim mbi vdekjen”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë