Shkolla e Llapushinikut bëhet me ujë të pijshëm

Nxënësit e Shkollës fillore të lartë “Hasan Prishtina” në fshatin Llapushnik, nga sot do të kenë ujë të pijshëm.
Kjo shkollë e cila ka mbi 500 nxënës vazhdimisht ka pasur mungesë të ujit të pijshëm, ndërsa puset që hapeshin në oborrin e kësaj shkolle rezultonin me ujë jo të pijshëm.
Ky projekt filloj me kërkesën e Jeton Rrahim Thaçit, i cili shprehu gatishmërinë e tij për ta lëshuar tokën e tij për hapjen e pusit që uji ti dedikohet shkollës.
Duke e parë domosdoshmërinë e ujit për ketë shkollë, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë islame në Drenas Valon Bequku u angazhua maksimalisht që kjo shkollë sa më shpejt të ketë ujë të pijshëm.
Donatori i vazhdueshëm Hoxhë Fatos Rexhepi siguroj donacionin e këtij projekti përmes Nipave të Haxhi Idriz Bllacës të cilët morën përsipër Hapjen e Pusit, hapjen e kanalit 750 metra, blerjen e gypit dhe paisjeve përcjellëse.
Bereqeti ishte monitorues u vazhdueshëm i këtij projekti deri në finalizimin e tij.
Tani kjo shkollë nuk do të ketë brengën e ujit të pijshëm i cili është me sasi të madhe dhe vjen me ramje të lirë.