Drenasi po zhvillohet/ Së shpejti plani rregullues i hollësishëm

Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, së bashku me Drejtoreshën për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit Flutura Avdiu, anëtaret e Ekipit Komunal për Planifikim dhe Menaxhim Hapësinor, pritën në takim përfaqësuesit e Kompanisë INSI shpk, në të cilën diskutuan për profilin e gjendjes ekzistuese, skenarët e zhvillimit dhe implementimin e projekteve të komunës në Planet Rregulluese të Hollësishme për Qendrën e Qytetit.

Hartimi i planit rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit në Gllogoc tashmë ka filluar edhe me vendim të kuvendit të komunës.

Komuna e Drenasit po kompleton legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në të cilën tashmë ka të miratuar Planin Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale të Komunës, si dhe Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc, që pritet të miratohet deri në fund të vitit në kuvendin e komunës.

Me Planet Rregulluese të hollësishme do të përcaktohen kushtet për rregullimin e hapësirave për zona urbane, rurale të përcaktuar me dokumentet e planifikimit hapësinor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë