“Bereqeti” ndihmon 15 familje në Komunën e Drenasit

Shoqata “Bereqeti” Dega në Drenas gjatë së dielës ka ndihmuar disa familje nevojtare duke iu dhuruar gjëra ushqimore.
Sipas tyre, janë vizituar 15 familje nevojtare në komunën e Drenasit, ku u ndihmuan me pako ushqimore dhe miell.
Kjo shoqatë ka falënderuar gjithë donatorët për ndihmën që po e ofrojnë.
/DrenicaOnline/