Bastiset shtëpia në Drenas/ Policia gjen drogë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar të dielen paradite një person në Drenas për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes me urdhëresë të gjykatës në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar drogë, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se sasisa e drogës së kinfiskuar është 338.2 gramë e llojit marihuanë.

Po ashtu është konfiskuar edhe një telefon celular.

I dyshuari me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë