Lladrovci porosit keqbërësit: Ligji do të veprojë!
Me një video ku shihet kanalizimi i mbyllur me gjësende të ndaluara, ka shtyrë kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të reagojë.
Lladrovci ka porositur keqbërësit të ndalen, sepse, ligji do të veprojë!
Postimi i plotë:
Keqbërësit nuk ndalen!
Në kanalizimin e fshatrave të komunës tonë, më herët janë gjetur edhe biçikleta, pajisje e materiale të ndryshme të ndaluara.
Ky incizim, dëshmon papërgjegjësinë qytetare, në një nga lokalitetet e komunës tonë.
Keqbërës, ndalni veprimet tuaja. Ligji do të veprojë!
VIDEO⤵️