Vetura godet vajzën 4-vjeçare në Abri të Drenasit, dërgohet në gjendje të rëndë në spital – shoferi ikë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10 në fshatin Abri të Drenasit, ku një veturë ka goditur një fëmijë.

Sinjali mëson se shoferi ende i paidentifikuar ka goditur me veturën e tij një vajzë 4-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, e mitura është dërguar me urgjencë në spital.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë