Vdes mësuesi dhe veterani i luftës Zymer Krasniqi nga Negroci i Drenasit

Ka vdekur mësuesi dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zymer Krasniqi nga Negroci i Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Mësuesi i Gjuhës Shqipe, Zymer Krasniqi ishte angazhuar qysh herët në strukturat ilegale për të mbrojtur vendin nga okupatori.

Ai ishte luftëtarë i dalluar ku bashkë me Jakup Krasniqin, Sherif Krasniqin, Pajazit Krasniqin e shumë të tjerë organizonin aktivitete politike për çlirimin e vendit.

Mësuesi Zymer terë jetën ja kushtoi atdheut dhe arsimimit të shumë gjeneratave. Ishte edhe i burgosur politik.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit. /DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë