16 vjeçari nga Gradica e kanos me thikë sigurimin e shkollës

Një person, sigurim në shkollën e fshatit Gradicë, ka njoftuar policinë se është kanosur me thikë nga një 16-vjeçar, ish-nxënës i shkollës.
Rasti është raportuar të martën rreth orës 16:00, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.
Sipas raportit të policisë,Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
/DrenicaOnline/