Nis rrënimi i garazheve në qytet, komuna ka një plan konkret

Ka nisur largimi i 15 objekteve të garazheve në Lagjen 1 në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.

Aty do të bëhet vend për më shumë qytetarë përfitues të hapësirës publike me parkingjet për banorët rezidentë, zonë atraktive të gjelbëruar dhe risistemim të kontejnerëve të mbeturinave.

Njoftimi i kryetarit të komunës, Fadil Nura:

Po fillojmë të zbatojmë planin tonë në kuadër të rregullit urban, përkatësisht krijimit të hapësirës më të gjerë, që duke larguar 15 objekte të garazheve në Lagjen 1, të bëjmë vend për më shumë qytetarë përfitues të hapësirës publike me parkingjet për banorët rezidentë, zonë atraktive të gjelbëruar dhe risistemim të kontejnerëve të mbeturinave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë