Lladrovci takon avokaten e njohur Arnisa Morina, e diplomuar në Kanada

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë ditës së sotme ka pritur në takim avokaten e njohur Arnisa Morina e diplomuar në Universitetin prestigjioz të Kanadasë “Osgoode Hall Law School”.

Arnisa Morina është vajza e Mehdi Morinës, heroit tonë kombëtar i cili ra dëshmor gjatë luftës së fundit, 24 vite më parë.

Ajo ishte vetëm 3-vjeçare kur paramilitarët serbë i vrarë të atin në masakrën e Gollubovcit dhe ky moment shërbeu për t’i bërë premtimin se një ditë do të bëhej avokate e të drejtave të kosovarëve ndaj çdo padrejtësie të kryer ndaj tyre.

Për komunitetin shqiptar Arnisa është një emër i njohur, sepse jep kontributin e saj për Albanian Excellence Society (ACE).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë