A po mbahet mësimi në shkollat e Komunës së Drenasit…kjo është situata në terren

Deri më tani në asnjë shkollë në Komunën e Drenasit nuk ka filluar të mbahet viti shkollor.
Kështu ka mësuar portali DrenicaOnline nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.
Edhe në terren është parë se shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.
Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga./DrenicaOnline/