Pas Drenasit edhe Komuna e Prishtinës i del kundër Kurtit: S’bëjmë lista për t’i hequr grevistët nga pagat

Më 1 shtator nuk do të nisë viti i ri shkollor. Kështu tha pak më parë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media, duke thënë se greva do të vazhdojë. Për t’ia “ulur kokën” grevistëve, Ministria e Financave kërkoi listën e grevistëve, në mënyrë që atyre t’iu ndalet paga.

Por pas Drenasit e cila refuzoi të dërgoi lista, siç duket ky “kërcënim” nuk po kryen punë, as nga komuna e Prishtinës e cila thotë se mbi 95 për qind e shkollave janë në grevë, transmeton DrenicaOnline.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati, ka thënë se  nuk kanë krijuar lista të grevistëve dhe nuk do t’i krijojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë