Lulzim Muqolli nga Drenasi diplomoi në Akademinë Ushtarake të Turqisë, reagon ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas diplomimit të kadetit Lulzim Muqolli në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Kadet Muqolli ka diplomuar në drejtimin e mbrojtjes ajrore me sukses të lartë në mesin e 902 kadetëve turq dhe 52 kadetëve ndërkombëtarë nga 11 shtete të ndryshme të Botës”, ka shkruar Mehaj, transmeton DrenicaOnline.

Ministri ka falenderuar Turqinë si vend i rëndësishëm dhe partner yni, për mbështetje në shtimin e kuadrove tona profesionale.

“Kadet Muqollit i dëshirojmë suksese të karrierën ushtarake në Ushtrinë tonë, kurse shprehim falënderim dhe mirënjohje të thellë për Republikën e Turqisë, si vend i rëndësishëm partner yni, për mbështetje në shtimin e kuadrove tona profesionale, ka shkruar Mehaj në FB./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë