Vëllëzërit Hajdaraj nga Drenasi eksportojnë në Gjermani speca, kunguj e shtalba të bardhë, ja pikat shitëse në Koln

Kamionët e mbushur me speca, kunguj e shtalba të mistrit të bardhë, kanë arritur tashmë në Gjermani nga Drenasi.

Tri pika shitëse të këtyre produkteve bio janë hapur për momentin në qytetin Koln në Gjermani, ku shqiptarët mund të shërbehen me to.

E këtë punë të madhe po e bëjnë vëllëzërit Hajdaraj nga Drenasi, shkruan DrenicaOnline. Dhjetëra hektar të mbjellur me speca, misër, kunguj e lakra po përmbushin kërkesën e madhe të shqiptarëve që jetojnë në mërgim.

Ukë Hajdaraj po merret me kultivimin e tyre në Drenas ndërsa vëllëzërit e tij me shitje në Gjermani.  Ata janë të hapur të bashkëpunojnë me këdo që është i interesuar që produktet e tyre bio t’i nxjertin në shitje jashtë vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë