Rruga Drenas-Prishtinë/ Vetura inteligjente e policisë kap shkelësit e rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon patrullimi me veturë zyrtare me pajisje inteligjente në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve, transmeton DrenicaOnline.
Sot gjatë kontrollit të trafikut, kundërvajtja me tejkalimin të shpejtësisë është identifikuar në zonën 100 km/h duke drejtuar mjetin me 144 km/h. (Rruga nga fshati Gjurgjicë e Drenasit në drejtim të Prishtinës).
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./DrenicaOnline/