Kaos energjetik në Drenas, reduktimet e rrymës 4 me 2

Kosova është futur në krizë energjetike. Sot gjatë ditës reduktimet e energjisë në komunën e Drenaist janë katër me dy në favor të dritës.
Qytetarë e kësaj komune janë shprehur të revoltuar me situatën e krijuar ende pa u futur në sezin e dimrit.
Ata kanë thënë se reduktimet gjatë ditës së sotme janë 4 me 2 në favor të dritës.
Mbrëmë Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, dje kishin arritur të sigurojnë rreth 70 % të energjisë si zëvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3./DrenicaOnline/