Ka rreth 1 mijë punëtorë/ Avni Orllati, rrëfen për rrugën e suksesit në Zvicër

Avni Orllati ka qenë i ftuar në emisionin e njohur “Big Boss”, për të rrëfyer për rrugën e suksesit.

Avni Orllati, themelues i grupit Orllati dhe strateg i tij, aktiv në kantieret e mëdha dhe në patundshmëri, rrëfen suksesin e tij, pa i harruar rrënjët e tij shqiptare nga Kosova, ku ka jetuar 15 vjetët e para. Disa vjet pasi arriti në Zvicër, blen në leasing veturën e parë të tij për të thyer beton, transmeton albinfo.ch

Sot, së bashku me vëllezërit e tij, është në krye të një gjiganti të ndërtimit dhe rrënimit (démolition), duke punësuar mbi 900 persona, mbi 1000 makineri të mëdha ndërtimi dhe qarkullim vjetor prej 400 milionësh dhe investime mbi 1 miliard frangash zvicerane.

Emisioni në fjalë i ka mundësuar publikut zviceran të njihet më së afërmi me strategun, historinë e tij, suksesin e madh, si dhe barrierat me të cilat i ka hasur gjatë karrierës së tij, transmeton tutje albinfo.ch

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë