Vdekja e Bledarit/ Familja Bujupi falënderon të gjithë ata që shkuan për ngushëllime

Familja Bujupi nga Arllati i Drenasit ka falënderuar të gjithë ata që shkuan për të ngushëlluar me rastin e vdekjes së antaërit më të dashur të tyre, Bledarit.
Bledari ishte anëtar i Filharmonisë së Kosovës dhe pjestarë i FSK-së.
Postimi i familjes:
Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë, në emër të familjes të më të dashurit tonë Bledar Bujupi..
Ju falendërojmë nga zemra për kontributin tuaj në momentet tona më të vështira pikëllimi si në ceremoninë e varrimit ashtu edhe me vizitat tuaja dhe gjatë këtyre ditëve.
Ju falenderojmë të gjithëve përzemërsisht, e veçanërisht Presidencen për telegram ngushëllimi dhe Ambasadën Britaneze.
Falenderojmë Ministrinë e Mbrojtjes, FSK-në, Ministrinë e Kulturës, Filharmoninë e Kosovës ku dhe ishte anëtar i saj, Kuintetin e tunxhit “Prishtina Brass”, Albanian Youth Orchestra, GrBrass Mutes si dhe Kosovo Youth Orchestra.
Falenderim të madh për të gjithë koleg/et, e këtyre institucioneve ku Bledari bashkëveprojë.
Falenderojmë Kuvendin Komunal Drenas dhe Malishevë, Organizata të dala nga lufta, liderë të të gjithave partive politike, mediat vendore e ndërkombëtare dhe shumë e shumë të tjerë.
Ju jemi mirnjohës dhe falenderues për tërë jetën, që keni ndarë dhimbjen me ne!
Dhashtë Zoti t’ua kthejmë në gëzime!
FAMILJA BUJUPI