Drenas: Mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Drenas, Muhamet Gjoka dhe me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur provimi i maturës shtetërore, afati i dytë.
Gjatë vizitë, kryetari Lladrovci dhe drejtori Gjoka kanë uruar nxënësit duke ju dëshiruar suksese dhe rezultate sa me të larta në provimin e maturës, duke shtuar se vetëm duke mësuar e arritur rezultate të mira në mësim, ecin përpara nxënësit, shoqëria por edhe vendi ynë në përgjithësi sepse prej tyre dalin doktorë, profesorë, inxhinerë që kontribojnë në jetët e gjithë qytetarëve tanë.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Lladrovci dhe drejtori Gjoka janë njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së tij.
Në Drenas, në afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore janë nënshtruar provimit 209 nxënës në dy shkollat e mesme, në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe SHMP “Fehmi Lladrovci”.