Hekurudha Pejë-Prishtinë/ Aksidentohen treni dhe vetura, dy persona të lënduar (FOTO)

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.
Burimet e IndeksOnline bëjn me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).
Beqiri po ashtu ka thënë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.