Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Komoran

DrenicaOnline dje raportoi për një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Komoran, ku grabitësit morën me veti mijëra euro.

Policia sot është deklaruar për rastin.

“Ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë brenda në objekt nën kërcënim të armës kanë arritur të grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin r policisë, transmeton DrenicaOnline.

Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Poashtu është informuar edhe prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet nën hetime./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë