Mbahet për herë të parë në Drenas gara në motoçiklizëm, këta janë tre fituesit

Të dielën është mbajtur gara e parë e organizuar ndonjëherë në Kosovë “HARD ENDURO – DRENASI 2022” në motoçiklizëm, organizuar nga klubi i motoçiklizmit “Motocross Drenasi”.
Pjesëmarrës ishin më shumë se 20 garues të cilët garuan në tri kategori kryesore: E1, E2 dhe E3.
Kjo garë u organizua nga klubi “Motocross Drenasi” në bashkëpunim me Komunën e Drenasit si dhe nën mbikëqyrjen e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.
Ishte një interesim i madh i shikueseve duke ditur që ishte gara e parë në nivel vendi në këtë format.
Fitues të kësaj gare nga Klubi “Motocross Drenasi” doli Alban Mustafa duke zënë Vendin e Parë në Kategorinë E3, Armend Baliu zuri Vendin e Dytë në kategorinë E1 dhe Flamur Berisha zuri Vendin e Tretë në Kategorinë E1.