“A e shkele policin majmun”, “M’keni sha me nanë”/ Ndalohet për 48 orë i riu që tentoi ta shkel zyrtarin policor

Një incident mes një të riu që dyshohet se tentoi ta shkelë një zyrtar policore u bë sebep që të plas sherri mes Policisë e të dyshuarit, mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. I riu, po dyshohet se fillimisht nuk është ndalur kur Policia i ka dhënë shenjë, e më pas ka tentuar ta godas me automjet një polic.

Ky aksident trafiku është përcjellë edhe me një përplasje mes një zyrtari policor dhe të dyshuarit, ku fillimisht polici i thotë “zani mos të nihet”, teksa i dyshuari ia kthen “çka të kam bo o vlla”.

Fjalosja vazhdon dhe polici dëgjohet duke iu përgjigjur me fjalët ”A e shkele policin majmun?”, ndërsa i riu pretendon se e kanë sulmuar e sharë dhe ia kthen ”Pse m’doli ai në udhe, m’keni rreh, m’keni sha me nanë”.

Kjo situatë ka bërë që Policia t’ia vë prangat të dyshuarit, i cili pasi është shoqëruar në stacion policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë